
Pas largimit të papritur nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, Neada Muçaj ka thyer heshtjen me një reagim në rrjetet sociale. Moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë, të ardhur nga një dërgues anonim.
Në kartolinë shkruhej:
“Një kujtesë e vogël se edhe ditët e vështira mund të lulëzojnë në diçka më të mirë. Dikush këtu beson tek ti.”
Ky mesazh i ndjerë duket se ka prekur Neadën, e cila ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit, duke e shoqëruar postimin me fjalët e saj:
“Kushdo qofsh, faleminderit!”

Reagimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi u bë e ditur se Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi nuk do të jenë më pjesë e “Wake Up”.
