
Kur flasim për kuzhinën tradicionale europiane, mendja na shkon menjëherë te Napoli me picën e tij të famshme, te Lyoni gastronomik i Francës apo te San Sebastián me pintxos legjendarë buzë detit. Por sipas një studimi të ri, këto emra të mëdhenj nuk janë më në krye të listës.
Kompania e udhëtimeve Saga analizoi mbi 5,000 restorante në 125 qytete europiane, duke përdorur vlerësimet e Google dhe duke matur se sa shpesh përdorej termi “autentik” dhe “tradicional”. Rezultati? Qytetet e pritura nuk dolën të jenë më të mirat në Europë.
Zbulimi më i madh i studimit ishte se Budapesti është sot destinacioni numër një për kuzhinë tradicionale dhe autentike.
I njohur deri dje për ruin bars dhe banjat termale, kryeqyteti hungarez po shndërrohet me shpejtësi në një epiqendër të re gastronomike, me restorante të reja me yje Michelin që i shtohen çdo vit hartës së tij kulinare.
Disa prej pjatave të tij ikonike:
Gulash- supë e ngrohtë me mish viçi, spec të kuq dhe aromë të thellë tradicionale.
Palaçinka Gundel- palaçinka të mbushura me rrush të thatë me rum dhe arrorë, të lyer me salcë çokollate.
Në vend të dytë, një tjetër surprizë: Pireu.
Edhe pse shpesh mbetet në hijen e Athinës, porti më i madh i vendit është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e kuzhinës mesdhetare, sidomos të ushqimeve të detit.
Ndër specialitetet e tij:
Midhje të freskëta me lëng deti
Oktapod i pjekur
Kallamar krokant i skuqur
Soupia (cutttlefish)- një delikatesë lokale e lëngshme dhe aromatike
Dhe natyrisht, ëmbëlsira ikonike:
Loukoumades- petulla të vogla të ngrohta me mjaltë, që sipas traditës u shërbeheshin fitimtarëve olimpikë në Greqinë e lashtë.
Studimi zbuloi një panoramë interesante, ku shumë destinacione të nënvlerësuara lanë pas qytetet klasike të gastronomisë europiane.
Këto janë dhjetë qytetet më autentike të ushqimit në Europë, sipas Saga:
Budapesti, Hungari
Pireu, Greqi
Athina, Greqi
Vjena, Austri
Krakov, Poloni
Pragë, Çeki
Valeta, Maltë
Varshavë, Poloni
Mynih, Gjermani
Milano, Itali
