Pas debateve dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale lidhur me rrugëtimin e saj në “Miss Universe”, Flavia Harizaj, e cila përfaqësonte Shqipërinë në “Miss Universe” këtë vit, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram ku sqaron pozicionin e saj dhe përvojën që ka kaluar.
Flavia shkruan se në vende të tjera, vajzat shoqërohen nga ekipe të mirëorganizuar që nga stilistët te trajnerë, konsulentët e imazhit e deri tek menaxherë komunikimit, ndërsa në Shqipëri një mbështetje e tillë mungon. Kjo, sipas saj, e ka detyruar të përballet e vetme me situata që zakonisht menaxhohen nga një skuadër e tërë.
Një nga pikat kryesore të reagimit është mungesa e një strukture profesionale në Shqipëri për garat e tilla. Flavia shprehet se, në situata të këtij niveli, në vende të tjera ekziston një ekip i plotë staf i organizuar dhe profesionistë që dinë si funksionon kjo botë dhe si duhet udhëhequr një konkurrente. Sipas saj, një mbështetje e tillë mungon ende në Shqipëri, çka e ka detyruar të përballet e vetme me sfida që zakonisht përballohen nga një skuadër.
Harizaj flet edhe për presionin, lodhjen dhe keqkuptimet që lindin kur përgjegjësia bie vetëm mbi një person.
Sipas saj, kjo eksperiencë i ka shërbyer për të njohur më mirë kufijtë e vet, forcën e vet dhe për të kuptuar se rruga ku ndodhej nuk ishte më ajo që dëshironte për veten, të paktën jo në këtë formë. Vendimi për t’u tërhequr, siç shprehet, është marrë në qetësi, me përgjegjësi dhe me respekt për veten.
