Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka habitur publikun me një deklaratë krejtësisht të pazakontë: ajo beson se mund të jetë… “shtrigë”.
E ftuar në podkastin “Happy Hour Overheard”, 34-vjeçarja tregoi se kjo “fuqi mistike”, sipas saj, është diçka që trashëgohet në familjen e saj. “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”, u shpreh Rita, duke qeshur, por edhe duke lënë të nënkuptohet se kjo nuk është thjesht shaka.
Rita shpjegoi se edhe disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, përfshirë martesën, i sheh si ngjarje thellësisht shpirtërore. Ajo pranoi se është e fiksuar pas jogës dhe astrologjisë, dy praktika që sipas saj e ndihmojnë të ruajë ekuilibrin mes famës, ritmit të çmendur të punës dhe jetës personale.
“Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”, tregoi këngëtarja, duke pranuar hapur se ritualet e vogla mistike e qetësojnë dhe i japin drejtim.
Nuk është sekret që Rita Ora beson fort në astrologji por këtë herë ajo shkoi edhe më larg:
“Besoj 100 për qind në astrologji. Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde”, u shpreh ajo.
Edhe rutina e saj para se të ngjitet në skenë është larg klisheve të stilit “rock ’n’ roll”.
“Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive, bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill”, tregoi Rita.
Këngëtarja kujtoi edhe një takim me një fallxhore, e cila e ka shoqëruar si metaforë gjatë gjithë këtyre viteve.
“Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre’”, rrëfeu Rita.
Kjo fjali, sipas saj, i ka ndryshuar mënyrën se si e sheh veten dhe vendimet që merr:
“Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë. Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh”, pranoi ajo.
