Shpat Kasapi duket se është gati për rikthimin më të bujshëm të viteve të fundit jo me një këngë të re, por me hyrjen në shtëpinë më të famshme në vend, “Big Brother VIP 5”.

Burime të “Prive by Liberta Spahiu” kanë konfirmuar se këngëtari pritet të jetë një nga banorët e edicionit të ri, ndërsa zërat nga Tirana flasin për negociata të mbyllura dhe një “po” të dhënë tashmë nga ana e artistit.

Ky zhvillim vjen në një moment shumë delikat për jetën private të këngëtarit. Prej javësh, mediat kanë raportuar për një krizë të thellë në martesën e tij me Selvijen, që më pas është konfirmuar si ndarje dhe divorc.

Pikërisht kjo situatë shihet si “kali i betejës” për vëmendjen brenda shtëpisë: publiku është kureshtar të dijë nëse Shpati do të zgjedhë të rrëfejë në detaje historinë e tij para kamerave, të japë versionin e vet për fundin e martesës dhe të flasë për periudhën e vështirë që ka kaluar.