MGK ka krahasuar veten me një makinë garash në shtrat, disa muaj pasi mirëpriti një vajzë me Megan Fox.

“Për ta ditur, nuk jam shumë larg një piloti të Formula 1 kur jam në shtrat, sepse jam shumë i shpejtë dhe më duhet shumë kohë të mbërrij në vijën e finishit”, u tha ai të pranishmëve në Grand Prix-in e F1 në Las Vegas të premten, sipas Daily Mail.

Ky rrëfim i “egër” për seksin vjen mes thashethemeve se MGK, 35 vjeç, dhe aktorja e “Transformers”, 39 vjeçe, janë ribashkuar.

Çifti u nda në fund të vitit 2024, mes spekulimeve se Fox kishte zbuluar diçka shqetësuese në telefonin e rokstarit në atë kohë, ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Sipas TMZ, ata u ndanë gjatë fundjavës së Falënderimeve 2024, ndërsa po vizitonin Vail, Kolorado.

Fox më vonë solli në jetë vajzën e tyre në mars, dhe në qershor MGK publikoi në Instagram emrin e vogëlushes Saga Blade Fox-Baker.