Jemi ende në javën e parë të Big Brother VIP Kosova 4, dhe publiku ka nisur menjëherë krahasimet me banorët e sezoneve të kaluara.
Në qendër të vëmendjes dhe kritikave online është vënë banori Ibro Deli. Stili i tij eksentrik, përdorimi i maskave dhe veshjet shumëngjyrëshe, kanë bërë që një pjesë e mirë e komentuesve ta etiketojnë atë si një kopje ose imitim të Gjestit, fenomenit të sezonit të kaluar.
View this post on Instagram
Rrjeti ka shpërthyer në komente duke e akuzuar Ibron se po përpiqet të adoptojë një formulë të gatshme për sukses, duke “vjedhur” stilin e Gjestit.
Por, menaxherët e rrjeteve sociale të Ibros kanë reaguar përmes një postimi sqarues në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku kanë publikuar një foto që tregon Ibron me maskë dhe stil të veçantë, duke theksuar se kjo nuk është strategji loje, por identiteti i tij prej vitesh.
“Personat që e njohin Ibron mirë e dinë se stili i tij e ka karakterizuar prej shumë vitesh si një artist autodidakt, pa komplekse,” – shkruhet në reagim.
Stafi ka qenë i drejtpërdrejtë edhe në lidhje me krahasimin me Gjestin: “Ibro po imiton! – Jo, Ibro është vetvetja. Thjesht, për ironi të fatit, ai ngjason me Gjestin vetëm nga pamja, jo nga personaliteti, formimi artistik apo ai njerëzor.”
Për të vulosur faktin se Ibro është origjinal, ata kanë theksuar se ky stil daton që nga viti 2016, shumë kohë para se Gjesti të bëhej pjesë e formatit, duke kërkuar që publiku ta njohë Ibron për atë që është dhe jo përmes hijeve të të tjerëve.
A do të arrijë Ibro të krijojë identitetin e tij të pavarur në shtëpi? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /Prive
View this post on Instagram
