Roma është jo vetëm kryeqyteti i Italisë, por është edhe ai i kryeveprave arkitekturore si Fontana di Trevi apo Colosseum, tratorive që shërbejnë pastat e picat aq të preferuara nga turistët, si edhe rrugicave ku vespat, xhelateritë dhe rradhat e gjata për të shijuar sanduiçët e All’Antico Vinaio, bëjnë të ndihesh ngrohtë si në shtëpi!

Të rrallë janë qytetet si Roma, të cilët e kanë ruajtur deri në detaj identitetin dhe rrënjët e së shkuarës. E ndonëse pak i rrëmujshëm nga vizitorët që masivisht rendin pas pikave të tij të interesit si Piazza di Spagna apo Vatican City, ka ende disa kënde të heshtura ku mund të gjeni pak qetësi.

Vendasit nuk e kanë të thjeshtë të bien njëzëri dakort për këto “skuta” të Romës, por disa prej tyre i kanë zbuluar ndër vite nën zë. Për tratoritë më të mira me shijen tipike Italiane, shtoni në guidën tuaj Trastevere. Nëse qëllim të qartë keni blerjet, Via del Corso që bën lidhjen e Piazza Venezia me Piazza del Popolo, apo Mario di Fiori, janë “eskpozitë” për markat e të gjitha buxheteve apo preferencave.

Campo de’ Fiori është sheshi që herë pas here shërben si market për produkte karakteristike si ato të markës Baletti, suvenire, ushqime apo lule që përhapin edhe aromë fantastike ngado! E kush nuk e adhuron Romën, me gjithë opsionet e saj për të kënaqur këdo!