Hëna e dytë e re e vjeshtës arriti më 20 nëntor. Me hyrjen në shenjën e Akrepit, energjitë rriten dhe emocionet thellohen. Ajo vjen pas Hënës së Re të tetorit në Peshore një periudhë e qartësimit të marrëdhënieve dhe fillimeve të reja si edhe pas Super Hënës së nëntorit, më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit 2025, e cila nxori në pah çështje të dashurisë, financave dhe qëllimit në jetë. Është e sigurt: lëvizjet qiellore të këtij viti kanë sjellë tronditje të mëdha. Çfarë na pret tani?

Kjo Hënë e Re në Akrep është po aq e fuqishme, e ngarkuar me kthesa të papritura dhe ndryshime që mund të na e riformulojnë realitetin. Do të jetë një periudhë lëvizjeje të shpejtë: mundësi që shfaqen e mbyllen para se t’i kuptojmë plotësisht. Është moment çlirimi të heqim pengesat, të lëmë pas barrat emocionale dhe të hapim derën për dritë të re. Më poshtë, analiza astrologjike e Moon Omens.

Ç’do të thotë Hëna e Re në Akrep

Hëna e Re sjell introspeksion të thellë
Kjo Hënë e Re na fton të zbresim në thellësitë e psikikës sonë, të takojmë veten në qoshe që nuk i kemi eksploruar kurrë, dhe të gjejmë qetësi edhe në errësirë. Ajo na shtyn të përballemi me atë që shmangim dhe të lirojmë gjithçka që është drejt përfundimit. Në Akrep, Hëna e Re kujton se çdo fillim kërkon edhe një mbyllje andaj na thërret të krijojmë hapësirë për të renë duke lënë pas të vjetrën.

Hyrja në këtë cikël hënor na çon drejt një faze emocionale e psikologjike më të thellë. Ditët para kësaj lunacioni do të duken si një proces “vdekje-rilindje”. E sunduar nga Marsi dhe Plutoni, shenja e Akrepit është ujë i palëvizshëm, i lidhur me transformimin dhe metamorfozën. Akrepi simbolizon evoluimin: na nxit të rritemi duke sfiduar kufijtë tanë.

Ky është momenti i çlirimit nga lidhjet që na mbajnë pas, nga nevoja për kontroll, nga frika e humbjes. Radikaliteti emocional është i domosdoshëm: bëhemi të vetëdijshëm për atë që kemi shtypur ose anashkaluar. Muaji i ardhshëm hënor do të shërbejë për të zbuluar nevojat e pavetëdijshme që na drejtojnë, frikërat tona më të thella, dëshirat e shpirtit dhe motivimet e vërteta që përcaktojnë zgjedhjet tona. Është periudha për të mësuar të menaxhojmë intensitetin emocional me pranueshmëri dhe vetëdije.

Aktivizimi i Plutonit na ndihmon të jemi gati për transformim, në vend që të luftojmë kundër tij. Ky konfigurim mbështet fleksibilitetin, aftësinë për t’u përshtatur dhe qasjen ndaj ndryshimit me kuriozitet, jo me frikë. Harmonitë midis Plutonit dhe Diellit, Hënës dhe Merkurit na inkurajojnë të shkëputemi nga versionet e vjetra të vetes dhe të shohim transformimin si evolucion, jo si humbje kontrolli.

Hëna e Re është në konjuksion me Venusin në 16° Akrep, çka nënkupton se çështjet sentimentale dhe financiare do të marrin rëndësi gjatë këtij cikli. Aktivizimi i Venusit, bashkimi i saj i afërt me Merkurin dhe opozita me Uranin mund të sjellin ndryshime serioze në vlera, lidhje dhe para.

Këto ndikime na japin mundësinë të eksplorojmë mënyra të reja të lidhjes me veten dhe të tjerët, dhe na ftojnë të rivlerësojmë nëse zgjedhjet tona përputhen me vlerat tona më të thella.