Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Linda Rei, është larguar përfundimisht nga shtëpia, duke ndërprerë pjesëmarrjen e saj në garë. Lajmi është konfirmuar nga vetë “Vëllai i Madh”, përmes një zarfi të lexuar para banorëve nga Ibo Deli.

Sipas asaj që është bërë publike, Linda Rei ka vendosur të dalë nga formati pas pakënaqësive të vazhdueshme për mënyrën se si, sipas saj, produksioni ka trajtuar çështjen e shëndetit të saj, konkretisht diabetin. Ajo ka deklaruar gjithashtu se brenda shtëpisë i është mohuar mundësia për t’u takuar me psikologen, pavarësisht se e kishte kërkuar këtë.

Gjatë spektaklit “Prime” të së hënës, në debat e sipër, moderatori Alaudin Hamiti dhe produksioni kanë mohuar akuzat e Lindës dhe kanë tentuar ta bindin që të vijonte qëndrimin në shtëpi. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, Linda Rei ka mbetur e vendosur në vendimin e saj për t’u tërhequr nga gara.