
Në një nga momentet më emocionale të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka ndarë me publikun një pjesë shumë të dhimbshme të jetës së saj: aksidentin tragjik ku humbi nënën dhe njërën prej motrave.
Gjatë një rrëfimi të sinqertë, me lot në sy, ajo ka treguar se gjithçka ka ndodhur më 25 korrik, teksa po udhëtonin me autobus drejt Kosovës.
“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe mezi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur,” kujton ajo. “Në ora 6:20 kam dëgjuar njerëz duke bërtitur dhe veç mbaj mend që kam dalë e kam qenë krejt vet. Kur e pashë motrën e madhe, m’u hoq një dert, por motra tjetër mungonte. Babi dhe vëllai ishin në Gjermani, na ishim vetëm vëllai dhe motrat.”
Ajo tregon se si, në kërkim të familjarëve, është përballur me pamje të rënda:
“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e thirra babin në telefon, sepse e gjeta telefonin e mamit në rrugë. I thashë që kishim pasur aksident. Babi u nis menjëherë për në Kroaci. Për motrën, kishim mbajtur shumë shpresë.”
Elijona pranoi se mungesa e nënës dhe motrës është një plagë që nuk mbyllet kurrë:
“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shtëpinë vetëm me gëzim.”
Gjatë rrëfimit, ajo foli edhe për marrëdhënien e saj me babain, të cilin e përshkroi si “pikën e saj të dobët”, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale që ka me të, sidomos pas tragjedisë.
