
Drama mes dy ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se ka kaluar nga ekrani në rrjetet sociale. Pas aludimeve për një konflikt mes tyre, që prej javësh qarkullojnë në portale, vëmendjen e publikut tani e ka marrë një detaj i vogël, të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.
Zërat për një përplasje, madje edhe fizike, nisën fillimisht si thashetheme mediatike. Ato u mohuan live në emision, por pak kohë më pas të dyja u larguan nga “Wake Up”, zhvillim që u lexua nga publiku si një element që e ushqeu akoma më shumë dyshimin se diçka kishte ndodhur prapa kamerave.
Fakti që Enxhi dhe Neada nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëra-tjetrës në Instagram, nuk përbën provë konkrete për një konflikt fizik apo prishje definitive të raportit, por është një lëvizje që ngre dyshime.
Në kulturën digjitale, një “unfollow” shpesh lexohet si një sinjal i vogël, por i qartë, se marrëdhëniet nuk janë më si dikur. I vendosur në të njëjtin kornizë me largimin nga “Wake Up”, ky detaj e shton përshtypjen se raportet mes dy moderatoreve mund të mos kenë qenë aq të qeta sa janë paraqitur publikisht.
Megjithatë, përtej spekulimeve në rrjet, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë deri tani një deklaratë të drejtëpërdrejtë që të zbardhë arsyet e vërteta të largimit nga programi apo të “ndarjes” virtuale. Për momentin, çdo interpretim mbetet thjesht lexim nga jashtë i disa lëvizjeve publike.
