Familja e dy reperëve të njohur, Getinjo dhe Mozzik, po përjeton një humbje të rëndë. Përmes rrjeteve sociale, ata kanë njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tyre, Bafti Hetemi, babai i nënës.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga Getinjo, i cili ka ndarë një fotografi pranë të ndjerit, duke e shoqëruar me një mesazh emocional:
“Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na e këpusin shpirtin.”

Edhe Mozzik ka reaguar në profilin e tij, ku ka ndarë një dedikim për gjyshin, duke e përshkruar si një njeri “të urtë, të pastër dhe të respektuar”. Në postimin e tij, ai ka njoftuar gjithashtu familjarët, miqtë dhe dashamirët për ceremoninë e varrimit, duke bërë të ditur se ajo do të zhvillohej në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 15:30.

“Lusim Zotin e Madhërishëm t’ia bëjë varrin dritë dhe t’ia falë çdo mirësi që ka bërë në këtë jetë. Lamtumirë gjyshi jem… t’i fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam e s’i harrojmë kurrë,” shkruan ndër të tjera Mozzik.