Michelle Obama ka ndezur spekulime në rrjetet sociale rreth përdorimit të Ozempic, pasi është shfaqur shumë e dobët në një set të ri fotografik.

Ish-Zonja e Parë postoi së fundmi në Instagram pamje nga prapaskenat e një fotosesioni me fotografe­n e njohur Annie Leibovitz, ku shihet me një fizikun e tonifikuar. Obama pozon me vetëbesim me një veshje të thjeshtë por elegante: një bluzë gri, xhinse dhe çizme kafe. Në një moment, pozimi nxjerr në pah edhe pjesën e barkut të saj të sheshtë.

Pamjet e publikuara të Obamës, ku bie në sy humbja në peshë, shkaktuan diskutime të shumta online, me përdorues që aludojnë se ajo mund të jetë duke përdorur Ozempic apo medikamente të ngjashme për humbje peshe. Në një postim në X, ku pyetej si kishte arritur të dobësohej në moshën 61-vjeçare, një komentues u përgjigj shkurt: “Quhet Ozempic.”

Një tjetër shkroi: “Do ta imagjinoja Ozempic… ose një personal trainer dhe dietë strikte. Jo, Ozempic është shumë më i thjeshtë.”

Një përdorues tjetër pohoi: “Besoj se është një nga medikamentet GLP-1. Më kanë ndihmuar edhe mua kur asgjë tjetër nuk funksiononte.”

Një koment tjetër që mori vëmendje thoshte: “Është interesante si njerëzit ‘mburren’ me rezultatet pa treguar metodën. Marrja e medikamentit nuk është mashtrim. Të mos u tregosh njerëzve që po luftojnë të njëjtën gjë se çfarë ke bërë, kjo është e padrejtë.”

Pas valës së komenteve, Obama i çaktivizoi komentet në postimin e saj në Instagram.

Michelle Obama nuk ka pranuar asnjëherë përdorimin e Ozempic apo medikamenteve të ngjashme për humbje peshe. 

Në vitin 2022, ajo foli hapur për shtimin në peshë gjatë menopauzës.

“Nuk më pëlqente të peshohesha kurrë. Nuk jam e fiksuar pas numrave, por kur je në menopauzë, ke një ngjitje të ngadaltë të peshës që as nuk e vëren,” tha ajo për People.