
Në një treg ku markat nuk shesin më vetëm produkte, por përvoja, food marketing-u është bërë një nga shtyllat më të rëndësishme të komunikimit modern. Konsumatorët nuk kërkojnë thjesht një pije të shëndetshme apo një palë tuta të rehatshme — ata kërkojnë një stil jetese, një histori me të cilën mund të identifikohen. Sot, suksesi ndërtohet mbi atë se si një markë i bën njerëzit të ndihen: energjikë, të vlerësuar, të përfshirë në një komunitet. Pikërisht këtu lind fuqia e bashkëpunimeve strategjike mes brandeve të modës dhe atyre të ushqimit, ku filozofia e “si jetojmë” dhe “si ushqehemi” ndërthuret për të krijuar një identitet të unifikuar ndjesish.
Kur cilësia më e lartë e produkteve bëhet bashkë me atë të veshjeve, realizohet kombinimi i përkryer mes pamjes dhe shijes, si ai i Class AV me Frut’za. Koleksioni më i ri nga Class by Alketa Vejsiu “Wear Your ENERGY” është një tjetër histori suksesi i brand-it shqiptar, i cili mban prej vitesh tashmë firmën e krijimeve të bukura, por mbi të gjitha të cilësisë më të lartë të prodhimit.
Vitaliteti, sharmi dhe energjia nuk janë qëllimi kryesor vetëm i Class by Alketa Vejsiu, por edhe i Frut’za, rrugëtimi i së cilës filloi në vitin 2022 si një shërbim online, deri në vitin 2024 kur si pasojë e kërkesave të tyre të larta, erdhi për njerëzit me pikën e parë fizike.
Arsyeja përse bashkëpunimi mes këtyre dy markave ka tërhequr kaq shumë vëmëndje dhe mbi të gjitha dashuri, është pikërisht sepse lidhja që kanë arritur të krijojnë me njerëzit dhe komunitetin, është më e fortë se sensi i ftohtë i të bërit biznes.
Class është logoja nën të cilën veshjet e mbrëmjes, nusërisë, apo koleksioni ikonik i tutave shkëlqejnë nga kujdesi deri në detaj i përzgjedhjes së materialeve tek qepja nga profesionistët dhe më e rëndësishmja dizenjimi nga stilistja e arritjeve të mëdha, një ndër shumë duke qënë edhe pjesëmarrja në “Paris Fashion Week", Livia Myftari. Ndërsa Frut’za beson se gjithçka çfarë ju konsumoni, në qoftë pije apo ushqim, duhet të pasurojë trupin dhe shpirtin tuaj me vlera! Ndaj produktet e tyre janë menduar të ofrojnë energji dhe lëndë ushqyese, përveçse pa dyshim shije.
Jo më kot ju besoni tek filozofia pas këtyre markave dhe i keni ngritur në standarte internacionale!
