
Prej vegjëlisë vajzat ëndërrojnë ditën kur do të veshin fustanin e bardhë, i cili simbolizonin edhe kurorëzimin e dashurisë së përjetshme.
Nga ata të fryrët, madhështorët me tyl stil “princess” (princeshë), deri tek ata që nxjerrin në pah format trupore e që jo më kot mbajnë emrin “mermaid” (sirenë), finesa femërore përfaqësohet aq bukur nga fustanet e nusërisë!
Nuancat e së bardhës, herë si re e herë si perlë, detajet në copat e qëndisura, me punime, lule, apo edhe lisho, mëngët e gjata, rripat fin, çdo element e bën të adhurueshëm fustanin e bardhë!
Ndonëse jo përherë klasik, me nuse të cilat e preferojnë të shkurtër vajzëror, apo me vello gjigante dhe kurorë si ajo e princeshave nëpër filma, ne mendojmë se madhështia qëndron tek thjeshtësia!
Disa nga fustanet më ikonike të filmave i kemi sjellë për ju në këtë galeri. E dimë që fustanin e Vera Wang me fjongon lejla të Bride Wars duhet ta veçonim, por ishte e pamundur mes atyre zgjedhjeve po aq afër ëndrrës!
