Erik Lloshi u shfaq i përlotur sot në 'Shqipëria Live' ku foli për mikun e 22 viteve, Shpat Kasapi. Ai tha se lajmin e ka marrë vesh në orën 3 të mëngjesit, por nuk donte ta besonte. Ai u shpreh se Shpati ka qenë gjithmonë i qeshur. Po ashtu, Erik Lloshi zbuloi se sot do të regjistronin këngën e re që do të publikonin si bashkëpunim.

“Jam shumë i prekur. E kam marrë vesh nga miq dhe shokë të përbashkët. Ngushëllime familjes dhe të afërme. Kemi qenë shumë të afërt. Jam i shokuar. Ai ishte një djalë me vlera, me atribute të mëdha. Do e kujtoj si Shpati që gjithmonë ka qeshur dhe kur kemi qenë të mërzitur. Kam 22 vite që e njoh. E kam takuar para një jave dhe sot do të hidhnim zërin në studio për një bashkëpunim. Kënga ishte gati. E kam marrë vesh në orën 3 të mëngjesit. Shpati nuk kishte probleme të mëdha por ngjarje të zakonshme si çdo njeri me aq sa di unë. Ishte lajmi më i keq që mund të merrja sot. Ishte shumë e trishtë.”– tha Erik Lloshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)