
Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare ka prekur thellë jo vetëm familjarët dhe miqtë, por edhe kolegët e tij në botën e showbiz-it.
Mes reagimeve të shumta, ka ardhur edhe ai i ish-partneres së tij të hershme, Afërdita Dreshaj, e cila ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale me një mesazh prekës, duke nënvizuar dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.
Në postimin e saj, Afërdita i ka dhënë lamtumirën artistit me fjalët: “Pusho në paqe…”.

