Kourtney Kardashian i ka prekur “telat e gabuar” motrës së saj, Kim Kardashian, me një koment ironik për studimet e saj në drejtësi dhe madje ka përfshirë edhe emrin e babait të tyre të ndjerë, Robert Kardashian Sr., në gjithë këtë debat.

Në episodin e 27 nëntorit të The Kardashians, Kim tregoi një moment që për të kishte qenë shumë emocional gjatë kohës që po studionte për provim.

“Kur po studioja, befas kompjuteri mu fik krejtësisht dhe u bë i zi. Papritur, në ekran më doli një foto e babit që s’e kisha parë kurrë më parë,” –tregoi Kim.
Në krah të fotos, ishte një orë që shënonte 2:13. Kim tha se kërkoi kuptimin e numrit si 'angel number':

“E kërkova ‘angel number 213’ dhe shkruante: ‘Engjëlli po të udhëheq drejt qëllimit tënd dhe po të inkurajon në aftësitë e tua.’ E bëra screenshot dhe e hodha në chat-in e familjes.”

Reagimi i Kourtney-t nuk ishte aspak ai që Kim priste. Sipas mesazhit që Kim lexoi me zë:

“Mendoj se është babi duke të thënë të mos e bësh. Ke boll në kurriz. Ke katër fëmijë.”

Ky koment e revoltoi Kim-in. Në rrëfimin e saj për kamerat, ajo u përgjigj e prerë:

“Kourtney, më dëgjo: unë jam punëtore maniake. Dua të mësoj dhe më mirë të jem në shkollë drejtësie se sa të rri gjithë ditën në shtëpi. Është pasioni im. Do vdisja për këtë. Me çfarë gjuhe duhet të flas që ta kuptosh që jetoj dhe marr frymë për shkollën e drejtësisë? E dua.”

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney e pyet Kim-in nëse i ia vlen gjithë ky stres shtesë. Më herët, pasi Kim kishte zbuluar se kishte një aneurizëm në tru dhe mjekët i kishin rekomanduar t’i shmangte situatat shumë stresuese, Kourtney e kishte vënë në pikëpyetje vendimin e saj për të vazhduar me ligjin.

“Nuk po të gjykoj,” i tha ajo në episodin e 20 nëntorit, “por a s’ka një kohë më të vonë kur mund ta bësh këtë, kur fëmijët të jenë më të rritur dhe të mos të kenë aq shumë nevojë për ty?”