Nëse ka një ritual kolektiv që bashkon shqiptarët përtej krizave politike, kursit të euros dhe motit të keq, ai quhet “Big Brother VIP”. Dhe këtë dhjetor, “shtëpia më e famshme në vend” hap sërish dyert për edicionin e pestë, me një fytyrë tashmë të njohur në krye të spektaklit: Ledion Liço.

Dy sezonet e para ishin territori i Arbanës; dy të fundit shënuan epokën Ledion Liço.

Këtë vit, përpara se të flitej për banorët, u fol për të: a do të kthehej Ledioni në prime, apo “Big Brother VIP 5” do të kërkonte një fytyrë të re? Në rrjetet sociale qarkulluan teori, të lidhura me aludimet për një krizë mes tij dhe Sara Hoxhës.

Sot në rrjetet sociale është publikuar promoja e spektaklit që mbylli thashethemet dhe hapi zyrtarisht sezonin e ri: në dhjetor, Ledioni do të drejtojë spektaklin e madh, duke hyrë në sezonin e tij të tretë si fytyra e “Big Brother VIP Albania”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)