Kur flasim për rënie në peshë, edhe me një dietë të thjeshtë e të shëndetshme, zakonisht pica dhe hamburgerët nuk futen në ekuacion. Por ndoshta kemi gabuar gjithë këtë kohë, sepse edhe pica mund të jetë e shëndetshme dhe të ndihmojë në humbjen e peshës. Ke dëgjuar ndonjëherë për picën me brokoli?

Të thuash se pica mund të jetë pjesë e një diete dobësimi tingëllon si të shohësh një “njëbrirësh”, por ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.
Ok, nuk po flasim për picën klasike napolitane apo atë amerikane që kemi në mendje zakonisht, por për një tjetër variant po aq të shijshëm, me pak përbërës dhe që mund ta përgatisësh në shtëpi për shumë pak kohë dhe pa përdorur fare furrën. Për më tepër, është edhe pa gluten.

Bëhet fjalë për një picë me bazë brokoli, të zbukuruar me domate qershi dhe djathë. Ideja vjen nga llogaria në Instagram Seeds & Chia, e drejtuar nga Vicky Foodie, influencuese dhe eksperte e ushqimit të shëndetshëm.
Është një zgjidhje perfekte për darkë: shumë e lehtë, e thjeshtë, por që ngop dhe jep një ndjesi kënaqësie të madhe.

Si të përgatisësh picën me brokoli
Përbërësit për bazën
1 kokë e vogël brokoli
2 vezë
Kripë dhe erëza sipas dëshirës
Për zbukurim
Vicky përdor:

Djathë të stazhionuar (të fortë)
Domate (domate qershi të prera në feta)
Mund të shtosh edhe:

Proshutë gjeli / fileto gjeli për më shumë proteina

Përgatitja
Përgatisim brokolin
Nda me dorë fijet e brokolit në copëza të vogla.
Përziejmë bazën
Në një tas, përziej:

brokolin e copëtuar
vezët
kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës
(p.sh. rigon, hudhër pluhur, spec të kuq, trumzë, një majë luge nga secila mjafton).
Gatimi i bazës
Hidhe përzierjen në një tigan, duke e formuar si disk pice.
Mbuloje me kapak dhe lëre të gatuhet derisa të mpikset dhe të marrë pak ngjyrë poshtë.

Shto sipër:

djathin e grirë ose të prerë hollë
domatet e prera në feta
Mbulo përsëri tiganin për pak minuta, derisa djathi të shkrijë dhe shijet të lidhen mirë.
Shërbimi
Hiqe me kujdes nga tigani, vendose në pjatë dhe pica jote “fit” është gati për t’u ngrënë.
Rezultati: një pjatë e lehtë, pa miell, pa furrë dhe miqësore me linjat.