Sipas Euromonitor International, katër qytetet më të vizituara të 2024-ës janë Bangkok, Tailandë, me tridhjetë milion e katërqind mijë vizitorë përgjatë atij viti; Stamboll, Turqi, me njëzet e tre milion; Londër, Mbretëri e Bashkuar, me njëzet e një milion e shtatëqind mijë vizitorë; dhe Hong Kongu, me njëzet milion e pesëqind mijë vizitorë. Kjo është lista ende në fuqi edhe për vitin 2025, pasi referenca bëhet nga viti paraardhës deri në përditësimin e rradhës.

Bangkoku, qyteti që kryeson listat botërore për numrin më të lartë të turistëve, kjo falë kombinimit unik të traditës dhe modernitetit. Me tempujt madhështorë, tregjet e rrugës, infrastrukturës së zhvilluar, kuzhinës karakteristike tailandeze dhe çmimeve të arsyeshme, destinacioni i tërheq të gjithë.

Stambolli, pika ku takohen dy kontinente, me xhamitë ikonike si Hagia Sophia dhe Blue Mosque, pazarin e madh, panoramën e Bosforit që qetëson shpirtin dhe shërbimin e kuruar në detaj për turistët, e bën qytetin një nga portat kryesore të turizmit global.

Londra, magneti për adhuruesit e muzeumeve falas, muzikaleve me famë botërore, parqeve dhe monumenteve ikonike si Big Ben apo Buckingham Palace, kombinon kulturën me modën e kulinarinë, duke e kthyer udhëtimin në një eksperiencë dinamike për tu mbajtur mend.

Hong Kongu, metropoli i qiellgërvishtësve dhe traditës, ofron kontrastin interesant të “skyline”-it me sytë nga e ardhmja dhe jetës mes tempujve e lagjeve historike si gjurmë e së shkuarës. Kombinimi i luksit me natyrën përreth e bëjnë Hong Kongun një nga destinacionet më unike të Azisë.

Cili nga këto burime të turizmit global ju tërheq më tepër?