Me ardhjen e temperaturave të ulëta, gardëroba jonë kthehet në një lojë shtresash: kapuça leshi, shajë të mëdhenj, pallto oversize që bëhen strehë e përditshme nga i ftohti. Dimri ka nevojë për ngrohtësi, por edhe për zgjidhje praktike e elegante që na bëjnë të ndihemi rehat pa sakrifikuar stilin.

Në këtë panoramë të mbushur me copa të buta dhe silueta mbrojtëse, një aksesor meriton vendin qendror: shalli–unazë (loop scarf / snood). I dashur prej dekadash për thjeshtësinë në përdorim dhe shumëfunksionalitetin, ai është aleati ideal për t’u përballur me të ftohtin pa humbur hijeshinë.

Mjafton ta hedhësh rreth qafës dhe ai krijon menjëherë një “unazë” të butë që mbron qafën, mund të ngrihet deri te faqet kur fryn erë, madje mund të të mbulojë lehtë kokën kur nuk ke kapuç. Një shtresë shtesë ngrohtësie që të shoqëron natyrshëm në ditët më të akullta.

Është një klasik që rikthehet çdo dimër, por këtë sezon vjen i rifreskuar me tekstura super të buta, triko të trasha dhe linja shumë të pastra perfekt për t’i dhënë çdo veshjeje një prekje cozy dhe moderne.

Pse duhet patjetër një shall–unazë në gardërobën tënde
Shalli–unazë ka një avantazh kryesor: i përshtatet çdo stili. Edhe veshja më e thjeshtë duket më e kuruar sapo shton këtë detaj:

Me një pallto të drejtë dhe çizme të larta, sjell elegancë të qetë dhe shumë chic.
Me një xhup voluminoz dhe xhinse të drejta, krijon balancë në përmasa dhe ia jep menjëherë look-ut një frymë urbane, moderne.
Me një triko të trashë dhe pantallona leshi, merr efektin më të dashur të dimrit: komfort maksimal, sikur je akoma në batanije, por shumë më stil.
Shalli–unazë funksionon po aq mirë edhe me veshje më të strukturuara. Mund të zbutë linjat e një xhakete lëkure, ose të ngrohtësojë një blazer të rëndë leshi duke i shtuar një prekje bashkëkohore. Kjo e bën një aksesor vërtet thelbësor: ngrit siluetën pa e rënduar dhe futet me lehtësi në çdo gardërobë, nga minimalja te ajo super trendy.

Zgjidh një model në triko të butë, kashmiri ose përzierje me lesh, në ngjyrë neutrale nëse do që të shkojë me gjithçka, ose në një ton të fortë (e kuqe, blu elektrike, gri e errët) nëse do që shalli të bëhet pika e fokusit të gjithë veshjes.