Duket pothuajse anakronike që në 2025-ën, kur diskutojmë gjithë ditën për barazi gjinore, empowerment, body positivity, sërish bota e të dashurave dhe grave të sportistëve mbetet një “kështjellë” e paprekur. Kamera kalon nga ndeshja te fytyrat e tyre të përqendruara: gra të kuruara deri në detaj, me make-up perfekt, flokë të rregulluar dhe veshje që shpesh kthehen në trend. Në tribunë duken si “first lady” të sportit prezente, elegante, të studiuara.

Edhe pse gratë kanë treguar më shumë se një herë se mund të jenë vetë në qendër të vëmendjes për meritat e tyre sportive  mjafton të kujtojmë Bebe Vio, Federica Pellegrini apo vajzat e kombëtares italiane të volejbollit interesi për një plan të parë të bashkëshortes, apo akoma më shumë të të dashurës, vazhdon të mbetet i fortë.
Pyetja është: për kë janë këto imazhe? Çfarë shikimi kërkojnë dhe cili shikim i kërkon ato? Instinktivisht mendojmë për shikimin mashkullor. Po sikur të mos ishte vetëm ai?

WAGs: kur “gratë e futbollistëve” u bënë fenomen
Ishim në Kupën e Botës 2006, kur tabloidet britanike rikthyen në modë akronimin WAGs, Wives And Girlfriends,
Por ishte bashkimi mes David Beckham dhe ish-Spice Girl Victoria Adams që e çoi këtë narrativë në një nivel krejt tjetër: bukuria, stili, jeta e tyre luksoze dhe romanca e tyre u kthyen në magnet mediatik.

Që aty nisi një mënyrë e re për të parë “gruan e futbollistit”: jo thjesht si shoqëruese, por si figurë femërore me identitet të vetin e bukur, e admiruar, e fotografuar, e komentuar.

Edhe në Itali (dhe jo vetëm) WAGs u bënë shpejt institucion: Canalis-Vieri, Blasi-Totti, Colombari-Costacurta, Ventura-Bettarini, Šeredová-Buffon… gjithë çifte që kanë jetuar para publikut.

Dekor apo shtyllë emocionale?
Moderatorë, aktore, “velina”, influencuese shumica e grave që shohim në evente të mëdha sportive janë aty, në dukje, për estetikë. Kamera i kërkon sepse duken bukur në ekran.

Por kjo është vetëm gjysma e historisë.

Në të njëjtën kohë, ato janë edhe:

partnere prezente,
mbështetje emocionale,
figura që e “humanizojnë” atletin përpara publikut.
Shpesh u faturohen edhe sukseset, edhe dështimet:
quhen “fat i mirë”, “shenjë e keqe”, “shqetësim”, “motivim”. Pra, nga to pritet të jenë në lartësinë e rolit si në publik, ashtu edhe në privat.

Dhe nuk është vetëm futbolli. Me shpërthimin e rrjeteve sociale, të njëjtin fenomen e shohim në tenis me Mery Perellón, bashkëshorten e Rafa Nadal, apo Jelena Risti?-in, që prej më shumë se 20 vitesh është në krah të Novak Djokovic.

Kur kamerat te “vajzat” prishin garën
Kundërshtimi më i drejtpërdrejtë ndaj kësaj tendence ka ardhur nga bota e Formula 1.
Gazetari i Marca, Carlos Miquel, ka denoncuar publikisht faktin që për shkak të planeve të shumta mbi figurat femërore në tribunë gjatë garës së Singaporit shikuesit nuk kanë parë në transmetim të gjitha parakalimet e Sainz dhe Alonso.

Në pamje të parë, ky fokus i pandalshëm te trupat e grave mund të duket si përgjigje ndaj një “dëshire mashkullore”. Por shumë tifozë burra, përkundrazi, shprehen se nuk duan shpërqendrime: duan të shohin garën, jo tualetin e radhës në tribunë.

Por këto imazhe nuk janë aspak vetëm për publikun mashkullor.
Shikueset gra janë po aq prezente madje gjithnjë e më të informuara për sportin, pikërisht edhe falë WAGs.

Si me familjet mbretërore, edhe këtu gratë pranë sportistëve lexohen si:

“mbretëresha” të padiskutuara,
rebelë, të trista, perfekte, të papërsosura,
por gjithmonë interesante për t’u ndjekur.
Ato bëhen modele të mundshme identifikimi:
nga veshjet, flokët, mënyra si sillen, deri te fakti që kanë “ja dalë” të zënë vend pranë burrave shumë të suksesshëm çka automatikisht u jep një status tjetër në sytë e publikut.

Këto gra vëzhgohen, analizohen, kopjohen qoftë kur mbajnë profil të qetë si Mery Perelló, qoftë kur janë superstar si Shakira, e cila e ktheu fundin e martesës me Piqué në një “revenge song” globale, me fraza që bënë histori:
“ke ndërruar një Ferrari me një Twingo, një Rolex me një Casio”.

Këtu hyn në lojë koncepti i Female-to-Female Observation, prirja që gratë t’i vëzhgojnë vazhdimisht gratë e tjera: si duken, si sillen, si vishen, si flasin.

Është një mekanizëm kompleks, ku përzihen:

krahasimi,
identifikimi,
aspirata (“dua të jem pak si ajo”).
Në një shoqëri ku trupi i gruas ka ende një funksion të fortë simbolik e social, të shikosh gratë e tjera bëhet mjet mbijetese: për të kuptuar cilët janë kodet në fuqi, çfarë konsiderohet “në rregull”, çfarë është “e bukur”, çfarë shihet si “e suksesshme”.

Pra, vëzhgimi i grave në stadium nuk është vetëm objektifikim;
është edhe kurs intensiv, i pavetëdijshëm, mbi mënyrën se si ndërtohet sot “të qenit femër”.

Roland Barthes e kishte vënë re këtë dinamikë që në vitin 1967, te The Fashion System: gratë lexojnë dhe interpretojnë shenjat e modës pikërisht duke parë gratë e tjera. Kjo “mbikëqyrje” reciproke ushqen jo vetëm modën, por edhe mënyrën si shoqëria e kodifikon trupin dhe estetikën femërore pra, ndikimin që ato kanë në marrëdhënie dhe role sociale.

Prandaj, kjo nuk është thjesht punë gjykimi apo thashethemi.
Është një proces i tërë mësimi social, ku ajo që ndodh në tribuna, në publik, në Instagram, shpesh vlen po aq sa ajo që ndodh në fushë.