
Angelina Jolie ka dekada që konsiderohet jo vetëm një nga gratë më të bukura të kinemasë, por të gjithë botës. Ishte magjepsëse në të 20-at, me stil gotik e pak ekstrem, dhe sot në të 50-at vazhdon të duket po aq e freskët sa në ditët e para të famës. Çdo paraqitje e saj në tapetin e kuq është një rikujtim se si mund të duket bukuria “pa moshë”.
Sigurisht, pas kësaj ka një rutinë të kujdesshme in&out: ushqyerje e rregullt, make-up i menduar mirë dhe një kujdes i vazhdueshëm për lëkurën, me produkte të avancuara dhe trajtime profesionale anti-age. Por, sipas dermatologes Rhonda Rand, sekreti i saj më i madh është shumë më i thjeshtë dhe i arritshëm për këdo:
-aplikimi i kremit me faktor mbrojtës (SPF) çdo ditë, pa përjashtim.
Në një intervistë për Refinery29, mjekja tregon se Angelina ka qenë e kujdesshme me lëkurën që në moshë shumë të re, duke filluar pikërisht nga mbrojtja nga dielli. Dhe kjo nuk është aspak rastësi: rrezet UV nuk janë të rrezikshme vetëm për shkakun më ekstrem, melanomën, por edhe sepse nxisin fotoplakjen njollat kafe, rrudhat, skuqjet, dëmtimin e fibroblasteve dhe humbjen e tonusit. Me fjalë të tjera: plakjen e shpejtë të lëkurës.
Përdorimi i përditshëm i SPF-së ka ndihmuar Angelina Jolie të ruajë një lëkurë të lëmuar, uniforme dhe pa rrudha të theksuara. Por, sigurisht, nuk mjafton vetëm kaq. Rutina e saj përfshin edhe:
cleanser të butë, që pastrojnë pa dëmtuar barrieren mbrojtëse
antioksidantë, që luftojnë radikalet e lira dhe stresin oksidativ
peeling me acide eksfoliuese, për të rifreskuar sipërfaqen e lëkurës
aktive natyrale anti-age, që nxisin rigjenerimin dhe elasticitetin
Rezultati? Një lëkurë që duket e pushuar, e kujdesur dhe shumë më e re se mosha në letër.
View this post on Instagram
Mes gjithë teknologjive të bukurisë, injeksioneve dhe trajtimeve luksoze, mesazhi i vërtetë nga rutina e Angelina Jolie është surprizuesisht i thjeshtë:
fillo nga baza SPF çdo ditë dhe lëkura do ta mbajë mend këtë investim edhe pas të 50-ave.
