Me publikimin e sezoni të pestë të “Stranger Things” në Netflix, veç komenteve për episodet e para të kapitullit final, në rrjetet sociale po qarkullon një teori e re që po fiton shumë terren. Përdoruesit, sidomos në TikTok, po vënë re ngjashmëri të forta mes botës së Hawkins dhe universin e “Harry Potter”, aq sa flitet për një “fije të padukshme magjie” që duket se i lidh të dyja sagat.

Sipas fansave, pika e parë e përbashkët është raporti mes protagonistit dhe antagonistit. Në “Stranger Things”, Will ka një lidhje të thellë me Vecna, sheh përmes syve të tij, përjeton kriza dhe ndjesi të frikshme që nisin nga qafa. Në “Harry Potter”, Harry ndien praninë e Voldemortit përmes shenjës në ballë, mban brenda vetes një pjesë të fuqisë së tij dhe ka vizione që lidhen drejt për drejt me Lordin e Errësirës. Në fundin e sezonit, Will arrin të përdorë lidhjen me Vecna për të ndihmuar miqtë e tij kundër demogorgonëve, ashtu si Harry përdor lidhjen me Voldemortin për të kuptuar Horcrux dhe për të folur gjuhën e gjarpërinjve. 

Në diskutime përmenden edhe ngjashmëritë më sipërfaqësore. Të dy antagonistët kanë emra që nisin me shkronjën V dhe të dy paraqiten me fytyra të shformuara, pothuajse pa hundë. Secili njihet me më shumë se një emër: Vecna është njëkohësisht Henry, Creel dhe Uno, ndërsa Voldemort është Tu E Di Kush, Ai Që Nuk Duhet Përmendur, Tom Riddle dhe Zoti i Errësirës. Të dy kanë pasur fëmijëri si të përjashtuar dhe nuk mbështeten vetëm te forca fizike, por edhe te kontrolli mendor për të sunduar botën përreth tyre. 

@editzxx.lu we've been here before. #strangerthings #st #harrypotter #hp #harrystyles - @TikTok @tiktokglobal @TikTok Brasil ? Sign of the Times - Harry Styles

Një tjetër element i përbashkët që po komentohet shumë është figura e nënës. Në “Harry Potter”, Molly Weasley lufton deri në fund për të mbrojtur Ginny, ndërsa Lily Potter sakrifikon jetën e saj për të shpëtuar Harryn. Në “Stranger Things”, Karen Wheeler përballet me një demogorgon për të mbrojtur Holly, ndërsa Joyce Byers, nëna e Willit, nuk heziton të sfidojë vetë Vecna në përpjekje për ta mbrojtur të birin. Për fansat, ky rol aktiv i nënave si mburoja e fëmijëve është një tjetër paralele domethënëse mes dy sagave. 

Artikulli nënvizon edhe një aspekt gjeneracional. Për shumë nga ata që sot janë në kufirin mes gen z dhe millennial, filmat e “Harry Potter” kanë shoqëruar kalimin nga fëmijëria në adoleshencë. “Stranger Things” ka mbushur hapin tjetër, nga adoleshenca drejt moshës madhore, pothuajse si një “magji” e re që vijon të njëjtin itinerar emocional. Sipas kësaj lexim, është pikërisht kombinimi i këtyre elementeve të përbashkëta që ka bërë që të dyja historitë të kthehen në fenomen kulturor global. 

Në fund mbetet një pyetje që vjen nga vetë “Harry Potter” dhe që fansat po e rikontekstualizojnë për “Stranger Things”. Në sagën e magjistarëve, Silente kishte parashikuar që Harry, në një moment të caktuar, duhej të vdiste për të mundur Voldemortin, edhe pse më pas ai gjeti një rrugëdalje dhe pati një fund të lumtur. Tani fansat pyesin nëse Will do të ketë të njëjtin fat, apo do t’i duhet të sakrifikohet përfundimisht për të shkatërruar Vecna.