Sezoni i Akrepit solli intensitet, drama të brendshme dhe shumë analiza. Tani energjia ndryshon: nga 22 nëntori deri më 22 dhjetor, Shigjetari hap portën për plane spontane, optimizëm, udhëtime, njohje të reja dhe atë ndjesinë e famshme “pse jo?” që e karakterizon këtë shenjë.

Të gjitha shenjat marrin një ngritje energjie, por disa përfitojnë më shumë se të tjerat. Ja cilat konsiderohen “më me fat” këtë sezon të Shigjetarit dhe pse.

Shigjetari
Kjo është koha jote. Nëse javët e fundit të janë dukur si një seri provash të dështuara, energjia tani fillon të kthehet në favorin tënd. Pengesat financiare dhe ndjesia e “fatit të keq” zbuten gradualisht, ndërsa mendja të bëhet më e kthjellët dhe fokusi më i fortë. Sezoni i Shigjetarit të fton të dalësh në skenë, të marrësh hapin e madh, të ekspozohesh. Është periudha ideale për të “valëzuar me ritmin tënd”, sepse vëmendja është te ti.

Demi dhe Virgjëresha
Këto dy shenja toke ndajnë vendin e dytë. Energjia e zjarrtë e Shigjetarit gjen stabilitet tek ju, ndaj universi duket sikur bashkëpunon: raste të reja, burime të reja, njerëz të duhur në momentin e duhur. Kjo është periudhë shumë e mirë për bashkëpunime, projekte në grup dhe “brainstorming” kreativ. Demi dhe Virgjëresha janë të njohura për kokëfortësi dhe perfeksionizëm, ndaj ky është momenti për të qenë pak më të buta me veten: më shumë eksplorim, më pak obsesion me rezultatin final.

Binjakët
Për ty, mundësitë këtë sezon vijnë të shoqëruara nga intensiteti emocional. Rrallë do të jesh në një vijë të drejtë; rruga me kthesa mund të të çojë në një destinacion që nuk e kishe parashikuar, por që në fund del të jetë fiks ajo që të duhet. Energjia jote ajrore ushqen flakën e Shigjetarit, ndaj ka shansin të kesh shumë lëvizje, takime, ide të reja. Kujdes vetëm ritmin: nëse digjesh shumë shpejt, në fund të sezonit mund të ndihesh e shteruar.

Peshqit
Sezoni i Shigjetarit për ty është si një frymëmarrje e thellë. Nuk po shikon më se çfarë kanë të tjerët në gotë; po mëson të vlerësosh atë që ke në dorë. Më pak krahasime, më pak auto-sabotim, më shumë pranueshmëri. Është një kohë e mirë për aventura të qeta: ndryshime të brendshme, rifokusim, rikthim te gjërat që të bëjnë mirë. Ndjehet sikur në ajër ka një premtim të ri ti duhet vetëm ta ndjesh dhe ta shijosh.

Peshorja
Nuk je më e bllokuar, thjesht je në prag të një faze të re. Pagjumësia vjen më shumë nga entuziazmi sesa nga ankthi. Nëse së fundmi je treguar e kujdesshme dhe e rezervuar në mënyrën si paraqitesh, tani fillon të hapesh, të ekspozohesh më shumë, të testosh versione të reja të vetes. Qoftë një udhëtim, një vendim i madh apo një ndryshim drejtimi, ajo që zgjedh të vësh në fokus tani ka shumë gjasa të materializohet në javët në vijim. Prandaj ia vlen të jesh selektive me dëshirat që shkruan në “listë”.

Sezoni i Shigjetarit, në fund, i fton të gjithë të rrezikojnë pak më shumë, të mendojnë më pak “po sikur të shkojë keq?” dhe më shumë “pse jo?”. Për disa shenja, ky “pse jo?” mund të kthehet realisht në periudhën më me fat të vitit.