
Marrëdhënia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit në “Big Brother VIP Kosova 4” është kthyer në një nga temat më të komentuara të këtij edicioni. Shikuesit kanë vënë re afërsinë, gjuhën e trupit dhe mënyrën si ata mbështesin njëri-tjetrin, duke hapur debate në rrjetet sociale për natyrën e kësaj lidhjeje: miqësi e fortë, apo diçka më shumë?
Pikërisht për të hedhur dritë mbi këtë dinamikë, ish-e dashura e Klodit ka pranuar të flasë në një intervistë ekskluzive për “Prive” nga Liberta Spahiu, ku ka komentuar hapur dhe pa doreza raportin e tij me Londrimin, por edhe të kaluarën e tyre personale.
Ajo nis duke kujtuar mënyrën se si Klodi është sjellë edhe më parë në formate të ngjashme televizive, duke e vendosur miqësinë e tij me Londrimin në një kontekst më të gjerë:
“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në realityn tonë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë. Unë po krahasoja dy miqësitë”,-u shpreh ajo për “Prive”, duke nënvizuar se për të, Klodi ka qenë gjithmonë një person tepër social dhe i afërt me njerëzit përreth, pavarësisht gjinisë.
E pyetur drejtpërdrejt nëse sheh mundësi që marrëdhënia mes Klodit dhe Londrimit të kalojë përtej shoqërisë, ajo nuk shmang pyetjen, por zgjedh një përgjigje të sinqertë, pa sensacionalizëm:
“Nuk e besoj që do bënte çdo gjë me një djalë, ta puthte apo të bënte diçka tjetër, por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e besoj që do të jenë çift”.
