Cher duket se është gati të ecë sërish drejt altarit.

Gati 50 vite pas përfundimit të martesës së saj të dytë, këngëtarja raportohet se është në plan për t’u martuar me të dashurin Alexander “AE” Edwards, përpara se të festojë 80-vjetorin në maj.

“Cher nuk e vë fare në llogari diferencën 40-vjeçare të moshës mes tyre dhe të dy janë gati të angazhohen seriozisht me njëri-tjetrin,” ka thënë një burim për The Mirror.

I njëjti burim shton se këngëtarja e “If I Could Turn Back Time” e sheh ditëlindjen e saj të 80-të si momentin ideal për të “vulosur” këtë lidhje me martesë.

Megjithatë, përfaqësuesi i Cher-it i ka thënë Page Six se raportimi i tabloidit britanik The Sun “nuk është i vërtetë”, duke hedhur poshtë zyrtarisht thashethemet për një dasmë të afërt.

Në një paraqitje të mëparshme në “CBS Mornings” gjatë nëntorit, Cher kishte reaguar ndaj kritikave për diferencën e madhe të moshës me partnerin 39-vjeçar, duke e relativizuar krejt debatin.

“Çfarëdo,” iu përgjigj ajo Gayle King kur u përmendën komentet kritike. “Ata nuk po jetojnë jetën time. Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne thjesht ia kalojmë shumë mirë.”

Këngëtarja e “Believe” shtoi gjithashtu se mosha nuk është problem as për Edwards-in, duke treguar se ai i thotë shpesh: “Ti plakesh në moshë, por shpirti yt është më i ri.”

Cher foli me entuziazëm për romancën trevjeçare, duke treguar se ata “qeshin gjatë gjithë kohës” dhe e përshkroi partnerin e saj me fjalë shumë të forta:

“Thjesht e dua. Mendoj se është i bukur. Është vërtet i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë,” u shpreh ajo.

Cher dhe Edwards u lidhën për herë të parë romantikisht në nëntor 2022, kur u panë duke u kapur për dore në Los Anxhelos. Disa ditë më vonë, Cher e konfirmoi lidhjen edhe në rrjete sociale dhe i doli hapur në mbrojtje këtij raporti.

Në një sesion pyetjesh me fansat në X (ish-Twitter), ajo iu përgjigj një ndjekësi:
“Lëreni t’ju shpjegoj… Nuk më intereson fare çfarë mendon kushdo.”

Ajo shtoi se nuk po përpiqet të mbrojë askënd:
“Nuk po mbrohem. Haters do të urrejnë… Nuk ka rëndësi që ne jemi të lumtur dhe nuk po shqetësojmë askënd.”

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq me shumë përkëdhelje në publik në sfilatën Versace për koleksionin e vjeshtës 2023, në mars të atij viti.

Para lidhjes me Edwards, Cher ka qenë e martuar me Sonny Bono nga viti 1964 deri në 1975 dhe me Gregg Allman nga 1975 deri në 1979. Ajo ka pasur gjithashtu histori të njohura dashurie me Val Kilmer, Gene Simmons dhe Tom Cruise.