Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Linda Rei, ka folur hapur për përvojën e saj në shtëpinë më të famshme, duke e cilësuar si një eksperiencë të rëndë për shëndetin dhe mirëqenien e saj emocionale. E ftuar në podkastin e Grida Dumës, Linda ka treguar se arsyeja pse hoqi dorë nga loja nuk kish të bënte me konfliktet brenda shtëpisë, por me mënyrën si, sipas saj, produksioni menaxhoi gjendjen e saj shëndetësore.

Linda vuan nga diabeti tip 1 dhe, përpara se të futej në BBVK, thotë se kishte komunikuar qartë me produksionin për nevojën e saj për një pajisje matëse të vazhdueshme të sheqerit një sensor që vendoset në trup dhe monitoron vlerat gjatë gjithë kohës.

Sipas Lindës, para nisjes së programit, produksioni i kishte premtuar se pajisja do të ishte gati në momentin që ajo të hynte në shtëpi:
Ajo tregon se i kishte kërkuar ta vendoste sensorin paraprakisht, pasi duhej kohë për ta aktivizuar, por ishte siguruar që “mos ki merak, e ke aty brenda”.

Në rrëfimin e saj, Linda ndalet edhe te marrëdhënia me produksionin dhe producenten e programit, Olsa Muhametin. Sipas saj, motivi kryesor ishte rritja e shikueshmërisë, edhe në kurriz të gjendjes së saj shëndetësore.

Më vjen shumë keq që s’jam aty më. Domethënë nuk jam penduar sepse po vdisja aty brenda, por me vjen shumë keq që nuk jam, sepse me vërte isha gati për atë format dhe e kam dëshiruar si test për veten time. Banorët kanë qenë shumë të respektueshëm, domethënë nuk kanë dalë kurrë në banalitete me mua.

Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni që është e gatshme të shkeli me këmbë çdo kënd dhe çdo njeri që ta rrisi emisionin kudo. Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin. Po flasim thjesht për pullën që mua më mat diabetin orë e sekondë. Ata e dinin një muaj më para se çfarë më duhej mua brenda në shtëpi dhe e kam me mesazh, dhe ata më thanë mua ok se e rregullojmë ne. Dhe natën e parë që unë u bëra virale me videon që bërtisja e thosha ‘nuk ekziston’.

Mua më mashtruan. Unë i thashë përpara se të fillonte emisioni ma jepni ta vendos sepse do një orë që të aktivizohet, dhe më thanë ‘mos ki merak futu se aty e ke’, dhe në momentin që unë u futa dhe nuk ishte, doja të dilja. Më kanë mashtruar një javë të tërë. Ai reagimi im i fortë e natës së parë, ata donin të bënin show me mua. Por unë isha shumë e qartë ‘shoë me shëndetin tim nuk bëj’ dhe në momentin që unë shoh që po do reagime të forta nga ana ime kam ndenjur pa folur. E para nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, me merrej goja dhe më merreshin këmbët. Dhe ti të më thuash mua në momentin që unë them do dal, e ti të thuash që pulla që mat diabetin po vjen , aty vërtetuan se donin të bënin show. Kur unë i pyeta si e gjetët pullën tani, ata më thanë ‘jeni 18 veta, çdo kush ka tekat e veta’. Diabeti im është autoimun. Isha me vërtet keq, sepse për ndryshe nuk do qaja kur po dilja nga atje. Aty është çdo gjë e bërë gati para. Çdo gjë që flitet pritet.