Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka ndarë një fotografi ku shfaqen tre libra mbi historinë dhe identitetin shqiptar, duke lënë të kuptohet se po studion më thellë të shkuarën dhe kulturën e vendit tonë.

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e martuar me Jared Kushner, i cili po zhvillon një projekt turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, ka zgjedhur tituj referencë për këdo që kërkon të kuptojë shqiptarët.

Në foto shihen tre vepra kryesore:

-“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer,
-“The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers,
-si edhe romani klasik i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Me përshkrimin e shkurtër “Rikërkim!”, Ivanka Trump sinjalizon se është në një proces informimi më të thelluar për Shqipërinë dhe shqiptarët një lëvizje që vjen paralelisht me interesin e familjes Kushner për projekte turistike në vend, veçanërisht në Sazan.