Pantallonat e zinj të drejtë janë ajo lloj veshje që nuk tradhton kurrë. Nuk janë thjesht “zgjidhje e sigurt”, por një deklaratë stili që të nxjerr nga dilema në çdo vend, kulturë apo situatë.

Pavarësisht prerjes të drejtë, skinny apo të gjera pantallonat e zinj i përshtaten lehtë siluetës, e zgjatin figurën vizualisht dhe kombinohen pa mundim me çdo gjë tjetër, nga këmishat klasike deri te pulovrat oversize. Në atë teksturën e tyre të errët, fshihet një elegancë që nuk del kurrë nga moda. Të zgjedhësh një palë pantallona të zinj do të thotë t’i shtosh automatikisht një notë chic çdo veshje.

Gjatë vizitës zyrtare në Kinë, Brigitte Macron u mbështet pikërisht te ky klasik i përjetshëm. Zonja e parë franceze zgjodhi një palë pantallona të zinj me prerje sartoriale, të drejta, të kombinuara me një xhaketë po në ton të errët.

Rezultati? Një look total black thellësisht elegant, i thjeshtë në dukje, por perfekt për një skenë diplomatike ndërkombëtare. Një përgjigje e sofistikuar ndaj pyetjes: “Çfarë vesh që të jem korrekte, moderne dhe e pakontestueshme, kudo që të jem në botë?”

Xhaketa e Brigitte Macron ka një siluetë të strukturuar, që të kujton blazer-at me supe të theksuara, por me një twist modern: mbyllje me zinxhir në mes dhe kopsa dekorative në të dyja anët e tij, që i japin karakter veshjes. Poshtë, një golf i zi i thjeshtë. Për ta thyer pak monochromen, ajo ka zgjedhur një çantë tip “bauletto” në kafe, që sjell ngrohtësi në të gjithë kombinimin.

Mesazhi i Brigitte Macron është i qartë: me një look total black nuk gabon kurrë. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta përshtasësh sipas stilit tënd.