Bleona Qereti shfaqet në kopertinën e Vogue Belleza

Nga Class 9 December 2025

Bleona Qereti shfaqet në kopertinën e Vogue Belleza

Bleona made it to Vogue.

Bleona Qereti sapo i ka shtuar karrierës edhe një adresë të re prestigjioze: kopertina e edicionit të bukurisë të “Vogue Belleza”, pjesë e Vogue Latin America, në numrin e dhjetorit.

Në kopertinë, Bleona shfaqet me një fustan-golf të zi, minimal dhe shumë grafik, nga ata elementë që nuk dalin kurrë nga moda. Veshjen e ka shoqëruar me një gjerdan diamanti Bvlgari që e thyen me delikatesë të zezën e plotë, ndërsa grimi është mbajtur shumë i pastër: lëkurë natyrale, ton i butë buzësh dhe sy të theksuar aq sa duhet për kamera, jo për dramë.

Revista e prezanton si një superyll të dashur dhe ikonë pop për disa breza, por këtë herë fokusi nuk është te skena apo tapeti i kuq, është te mënyra se si ajo e lexon bukurinë: si stil personal, si disiplinë dhe si qëndresë. Në artikull, Bleona ndan disa mësime rreth kujdesit për veten, pamjes dhe mënyrës se si ndërton imazhin, jo me tone teorike, por përmes historive konkrete nga rrugëtimi i saj mes Shqipërisë, Europës dhe Hollywood-it.

Në intervistë ajo prek edhe familjen, periudhat e vështira të karrierës dhe momentet kur ka qenë e detyruar të riformulojë imazhin e vet, pa humbur identitetin.

Numri ku ajo shfaqet është konceptuar si një homazh për autenticitetin, ku bukuria trajtohet si shprehje lirie personale dhe jo thjesht si rezultat filtrash apo trukash.

Për Bleonën, kjo kopertinë shënon një lloj “steme” që vulos vite pune, këmbënguljeje dhe ndërtimi imazhi, dhe njëkohësisht një sinjal i qartë se emrat nga Shqipëria mund të jenë pjesë organike e rrëfimit global të modës dhe kulturës pop.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon