“Zarfi i Kuq” i mbrëmjes iu drejtua posaçërisht Elijona Binakajt, duke hapur një nga temat më të përfolura të ditëve të fundit brenda dhe jashtë shtëpisë: lajmet mediatike për një periudhë të së kaluarës së saj, kur ka jetuar për gjashtë vjet në një familje gjermane.

Në mesazhin e lexuar nga Vëllai i Madh, theksohej se emri i Elijonës kishte “pushtuar mediat”, ndërsa portale të ndryshme kishin publikuar lajme ku përmendej edhe policia gjermane, duke ngritur aludime dhe pikëpyetje mbi të kaluarën e saj.

E vendosur përballë këtyre raportimeve, Elijona u shfaq dukshëm e emocionuar dhe tha se nuk po ndihej mirë me mënyrën se si ishte trajtuar tema, si në media ashtu edhe brenda shtëpisë.

“Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se një nga banorët kishte përdorur historinë e saj personale si armë në lojë.

Më pas, ajo sqaroi versionin e saj të plotë mbi ngjarjen që po qarkullon:
“Unë nuk jam ikur asnjëherë prej familjes teme, por kam ikur prej familjes gjermane për të shkuar te familja ime. E kam marrë vendimin vet me ik dhe me shku te familja ime, e kisha bërë sërish. Jam shumë krenare me atë veprim,” tha Elijona.

Me këtë deklaratë, ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për arratisje apo mosrespektim të ligjit, por për një vendim personal për t’u kthyer tek familja biologjike një zgjedhje që sipas saj, e ka marrë me vetëdije të plotë dhe për të cilën nuk pendohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)