
Leonardo DiCaprio ka shpjeguar më në fund filozofinë e tij për të qëndruar sa më larg syve të publikut, një strategji që, sipas tij, e ka ndihmuar ta zgjasë karrierën pa u bërë i bezdisshëm për njerëzit.
“Është një ekuilibër që po e menaxhoj gjithë jetën time të rritur dhe ende s’jam ekspert,” thotë aktori 51-vjeçar, i shpallur në intervistën e tij për Time.
Ai e përmbledh qasjen e tij me një rregull të thjeshtë:
“Filozofia ime është: dil në publik vetëm kur ke diçka për të thënë, ose diçka për të treguar. Përndryshe, zhduku sa më shumë të jetë e mundur.”
Pas suksesit gjigant të “Titanic” në vitin 1997, DiCaprio filloi të mendojë seriozisht se si mund ta kishte një karrierë të gjatë, pa u konsumuar nga fama dhe ekspozimi i tepërt.
“E pyeta veten: ‘Si mund ta kem një karrierë të gjatë?’ Sepse e dua atë që bëj. Dhe ndjeva që mënyra më e mirë është të dal sa më pak njerëzve përpara,” shton aktori i “The Wolf of Wall Street”.
Pjesë e kësaj strategjie ka qenë edhe ruajtja me fanatizëm e jetës private. Ai rrallë komenton marrëdhëniet e tij, përfshirë romancën aktuale me modelen Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, me të cilën raportohet se është në një lidhje që prej vitit 2023. Çifti është fotografuar shpesh nga paparacët, por DiCaprio nuk ka folur publikisht për raportin e tyre.
Aktori, i cili prej vitesh komentohet për lidhjet e tij me vajza më të reja në moshë, është vënë shpesh në qendër të debatit për jetën e tij romantike. Së fundmi, ai është mbrojtur duke thënë se ndihet më i ri nga sa është realisht, dhe se vazhdon të bëjë atë që e bën të ndihet mirë, pavarësisht komenteve.
Në një kohë kur shumë yje të Hollywood-it e ndërtojnë famën mbi ekspozimin e vazhdueshëm në rrjete sociale, DiCaprio zgjedh një rrugë tjetër: më pak selfies, më shumë role. Dhe mesa duket, për të, kjo formulë po funksionon.
