Në moshën 70-vjeçare, Kris Jenner nuk ka asnjë kompleks kur vjen puna te operacionet plastike. Përkundrazi, flet për to hapur dhe me shumë ironi. Në një video të re nga episodi i fundit i reality-t The Kardashians, xhiruar në Paris, shohim “momager”-in më të famshme në botë dhe vajzën e saj Kim Kardashian duke u “thumbuar” pa pushim për pamjen e tyre të dyja të deklaruara si super të prekura nga ndërhyrjet estetike.

Në një moment, Kris bën shaka me fytyrën e saj dhe thotë se hunda është “ndoshta i vetmi element natyral” që i ka mbetur. Me pak fjalë: pjesa tjetër është nën “kurimin” e kirurgjisë dhe mjekësisë estetike.

Kris Jenner nuk e ka fshehur kurrë faktin që është një fanse e madhe e ndërhyrjeve estetike. Ajo ka kryer dy lifting të fytyrës dhe është e rregullt edhe te trajtimet e tjera: nga injeksionet te korrigjimet e ndryshme estetike. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, ajo dhe Kim qeshin me gjithçka artificiale në pamjen e tyre nga qerpikët me extensions te dhëmbët perfektë. Nga jashtë tingëllon sikur po “masakrojnë” njëra-tjetrën, por në fakt është autoironi e pastër: të dyja e dinë shumë mirë që trupi dhe fytyra e tyre janë ndërtuar me kohë, para dhe shumë specialistë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Kardashians (@kardashianshulu)

Në një intervistë të fundit për Vogue Arabia, Kris është shprehur qartë:
“Dua të jem versioni më i mirë i vetes, dhe kjo më bën të lumtur.”

Për të, kirurgjia estetike nuk është tabu, por një mjet për të ruajtur një imazh në të cilin ndihet mirë dhe në kontroll.

Në rastin e figurave publike si Kris Jenner, fakti që ajo i pranon hapur ndërhyrjet dhe nuk pretendon të jetë “kështu natyrshëm” ndihmon për të thyer tabutë. Po aq i vlefshëm është edhe humori me të cilin ajo flet për veten: një mënyrë për të kujtuar se kujdesi për pamjen mund të jetë serioz, por ne vetë nuk duhet ta marrim veten shumë seriozisht.