E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka folur për herë të parë pas humbjes së tij, duke ndarë me publikun dhimbjen, kujtimet dhe disa të vërteta të hidhura për fundin e karrierës së nipit.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te rruga artistike e Shpatit, te sukseset e shumta që ai pati në muzikën shqiptare dhe te pasioni që e shoqëroi çdo dalje të tij në skenë. Por përveç krenarisë për arritjet, në fjalët e saj u ndje fort zhgënjimi për mënyrën se si, sipas saj, ai mbeti i vetëm në momentet kur më shumë kishte nevojë për mbështetje.

Ajo tha se në vitet e fundit të karrierës, Shpati kishte kërkuar bashkëpunime dhe afrim me kolegët, por përgjigjja kishte munguar:

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur e kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme”, – u shpreh ajo.

Halla e Shpatit zgjodhi të mos përmendte emra konkretë, por insistoi te mungesa e mbështetjes dhe indiferenca që, sipas saj, e ka lënduar thellë familjen Kasapi. Ajo la të kuptohej se kjo plagë nuk lidhet vetëm me nipin e saj, por me mënyrën si shpesh trajtohen artistët kur drita e skenës fillon të zbehet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Televizioni Alsat (@alsat.mk)