
Dalja e fundit në tapetin e kuq e Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner nuk kaloi aspak pa u vënë re: në premierën e filmit Marty Supreme në Los Angeles, çifti u shfaq më i sinkronizuar se kurrë, edhe në veshje. Këtë herë ata i kanë hequr pak pikë të kuqes si ngjyrë e përjetshme e pasionit dhe e kanë zëvendësuar me një portokalli super energjike.
Timothée, protagonist i filmit të ri të Josh Safdie-s (krah Gwyneth Paltrow dhe Tyler, the Creator), dhe Kylie, e cila prej muajsh komentohet për lidhjen me aktorin mes zërave për ndarje, u shfaqën të dy të veshur matchy-matchy: ai me kostum lëkure dhe këmishë mëndafshi, ajo me fustan portokalli me detaje cut-out të dy me firmë Chrome Hearts, brand luksoz nga Los Anxhelosi, i njohur për pjesët e rralla, të punuara në seri shumë të kufizuar, me lëkurë të përzgjedhur dhe detaje në argjend 925.
Look-u i tyre ishte i mbushur me referenca “dark glam”: kryqe metalikë si bizhu, qepje në formë kryqi në fustanin e Kylie-t dhe në çantën e Timothée-s një model i çuditshëm me rrip, që dukej fiks si çantë për raketë pingpongu.
Motivi i kryqit vazhdonte edhe te këpucët e aktorit: një palë çizme Timberland të personalizuara nga Chrome Hearts, me patch lëkure dhe detaje me efekt “animalier”, natyrisht në nuanca portokalli, deri te shollat dhe lidhëset. Kylie, nga ana e saj, nuk mund të linte këmbën jashtë skemës: ajo zgjodhi një palë takë të larta me majë të mprehtë, në të njëjtën ngjyrë intensive portokalli, të kombinuara me manikyrin po ashtu portokalli.
Një dalje në çift që edhe pa gjithë këtë koreografi stilistike do të kishte marrë një lumë flash-esh, por që në këtë version total orange kthehet në një nga imazhet më memorabile të sezonit: për Timothée dhe Kylie, duket se ngjyra e dashurisë, të paktën për tani, nuk është më e kuqja është portokallia.
View this post on Instagram
