Shakira ka vendosur t’i emocionojë të gjithë. Turneu i saj “Las mujeres ya no lloran” është kthyer në shumë më tepër sesa një spektakël pop, po bëhet një rrëfim i hapur i jetës, plagëve dhe ringritjes së saj. Ndalesa në Buenos Aires, pjesë e “Estoy Aquí”, solli një nga momentet më të ndjera të gjithë turit: në skenë dolën dy “yje” të vegjël djemtë e saj, Milan dhe Sasha.

Si në çdo koncert të këtij turneu, shfaqja nisi me një moment tashmë të njohur për fansat: gjatë interpretimit të “Acróstico”, në ekranet gjigante shfaqen Milan dhe Sasha. Kënga është si një copëz e qepur nga procesi i shërimit të Shakirës pas ndarjes nga Gerard Piqué dhe largimit nga Barcelona – një letër e hapur dashurie për fëmijët e saj.

Por në Buenos Aires, ajo vendosi ta çonte emocionin edhe një hap më tej. Teksa këndonte këtë këngë simbol të “para” dhe “pas” në jetën e saj, dy djemtë nuk mbetën vetëm në ekran ata dolën vetë në skenë.

Si gjithmonë, interneti nuk lë detaj pa kapur. Vëmendja ra menjëherë mbi look-un e dy djemve: xhaketë dhe pantallona në ngjyrë lejla, këmishë të bardhë dhe atlete të bardha një kombinim cool, minimal dhe i kuruar, që u duk si vazhdim i stilit të tyre nga premiera e “Zootopia 2”.

Shakira, që i jep zërin personazhit Gazelle në film, i ka marrë sërish me vete fëmijët në këtë aventurë kinematografike ndaj ky rikthim i ngjyrës lejla në skenë dukej si një kod i vogël i brendshëm familjar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)