Ledion Liço ka nisur zyrtarisht “lojën” para se të hapet dera e famshme e shtëpisë. Moderatori i Big Brother VIP Albania ka ndarë në Instagram një foto nga prapaskenat e përgatitjeve për edicionin e pestë, që nis më 20 dhjetor, duke rritur akoma më shumë ethet e publikut.

Në imazhin e postuar, Ledioni shihet mes ambienteve të produksionit, mes zyrave, ashensorëve dhe xhirimeve, duke lënë të kuptohet se përveç asaj që shohim në ekran, ka edhe shumë momente që mbeten të fshehta nga sytë e publikut.

“Javë midis ashensorëve, zyrave, xhirimeve dhe momenteve që mbeten sekret”, shkruan ai në përshkrim, një fjali që mjaftoi për të ndezur komentet dhe teoritë e fansave në rrjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)