
Aktorja amerikane Eva Longoria ka folur hapur për rrugëtimin e saj drejt mëmësisë, të cilin e përjetoi pas të 40-ave. Në një intervistë për The Times, 50-vjeçarja rrëfen pse është mirënjohëse që solli në jetë djalin e saj në moshën 43-vjeçare dhe jo më herët.
Eva dhe bashkëshorti i saj, producenti meksikan José Antonio Bastón, me të cilin është e martuar që prej vitit 2016, u bënë prindër të vogëlushit Santiago më 19 qershor 2018. Që prej asaj dite, thotë aktorja, gjithçka ka ndryshuar “në mënyrën më të bukur të mundshme”.
Longoria e sheh të qenit nënë pas të 40-ave si një bekim të vonuar, por shumë të saktë në kohë.
“Kur bëhesh nënë pas të 40-ave, ke shumë më tepër mençuri dhe durim,” –thotë ajo.
“Për kaq shumë kohësh, jeta ime ka qenë 100% e përqendruar te vetja. 40 vite që ia dedikova vetes ishin më se të mjaftueshme. Jam me fat që u bëra nënë më vonë: më parë kam udhëtuar, kam punuar, kam bërë gjithçka që doja për karrierën. Tani çdo gjë që bëj është si qershia mbi tortë dhe mund ta ndaj me djalin tim.”
Ish-ylli i Desperate Housewives pranon se ndonjëherë ëndërron “të kishte trupin e 20-vjeçares dhe mendjen e një 50-vjeçareje”, por në të vërtetë dëshira e saj më e madhe është një plakje sa më e shëndetshme:
“Të gjithë plaket. Është e pashmangshme, ndaj s’më mbetet veçse ta pranoj. Dua të plakesha mirë: të lëviz, të ec në natyrë, të ngjitem e të zbres shkallët. Ende e mbaj djalin në krahë dhe ai tashmë është 7 vjeç!”
Që prej lindjes së Santiagos, Eva Longoria ka ndryshuar mënyrën si i sheh projektet profesionale. Roli i aktores dhe regjizores tani filtrohet përmes rolit të nënës.
“Familja është prioriteti im. Nëse them ‘po’ për diçka që më largon nga ata, duhet të jetë diçka që e dua vërtet shumë dhe me njerëz me të cilët dua me gjithë zemër të punoj,” – shpjegon ajo.
Kjo do të thotë më pak projekte, por më shumë cilësi dhe më shumë kohë për të qenë e pranishme në përditshmërinë e djalit.
Në intervistë, Longoria flet me shumë mirënjohje edhe për bashkëshortin, José Antonio Bastón, i cili, sipas saj, është një shtyllë e fortë në jetën e saj familjare dhe profesionale:
“Jam shumë me fat që ndaj me të të njëjtat ëndrra dhe objektiva. Ai i inkurajon plotësisht ambiciet e mia dhe më mbështet në çdo gjë që dua të realizoj.”
Sot, Eva Longoria është në një fazë ku nuk ndjen më nevojën të provojë asgjë për askënd:
karrierën e ka ndërtuar, suksesin e ka shijuar, dhe tani fokusi i saj kryesor është një të jetë një nënë e pranishme, aktive dhe e lumtur.
Për të, të bërit nënë në moshën 43-vjeçare nuk ishte vonë ishte pikërisht koha e duhur.
