Selvija Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, është nisur sërish drejt Italisë, këtë herë vetëm me djalin e tyre, Roelin, por jo pa e ndarë me ndjekësit dhimbjen që e shoqëron në çdo hap.

Në një Instastory, ajo ka fotografuar biletat e avionit me destinacion Milano, datë 14 dhjetor, dhe ka shkruar një fjali prekëse:
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë.”

Në sfond ka zgjedhur këngën e Shpatit, “Kujtime m’ke lan”, një homazh i ndjerë për partnerin e jetës, i cili ndërroi jetë tragjikisht vetëm pak javë më parë, pikërisht në Itali.

Ky udhëtim është vijim i një beteje prindërore që çifti e kishte nisur bashkë: sipas burimeve pranë familjes, Selvija po rikthehet në Itali për vizitat dhe trajtimet e specializuara të Roelit, i cili ka nevojë për ndihmë profesionale në lidhje me të folurën.

Ajo duket e vendosur ta çojë deri në fund misionin e tyre si prindër, edhe pse rruga është e mbushur me kujtime që dhembin.