
Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, Bes Kallakun, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.
Në një postim të shkurtër të ndarë në InstaStory, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që “nuk e njohin vërtet Besin”, pasi sipas tij, njerëzit që e kanë pasur pranë nuk kanë nevojë për shpjegime.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda, krahas videos nga podcasti i Grida Dumës ku i ftuar ishte Besi.
Mesazhi mbyllet me një fjali të thjeshtë, por domethënëse: “Bes, përqafime loku.”

