Eduard Kuçi dhe Dolce janë përballur mbrëmjen e djeshme në BBVK pas deklaratave që kjo e fundit bëri gjatë qëndrimit të saj në “Grande Fratello” në Itali, ku la të kuptohej se nuk kishte asnjë lidhje jashtë shtëpisë. Fjalët e saj, të transmetuara në Prime, ndezën diskutimin dhe sollën një debat të hapur mes dy banorëve për raportin që kanë dhe arsyet që i çuan në këtë pikë tensioni.

Edi tha se pas rikthimit të Dolces nga Italia kishte vënë re një distancë të qartë në sjelljen e saj.

“Prej që je rikthyer nga Grande Fratello, kam parë një lloj ftohësie ndaj meje. Cila është arsyeja?”, e pyeti ai.

Dolce nuk e mohoi ndryshimin, por theksoi se ftohësia ishte ndjerë edhe nga Edi, duke u shprehur se pritshmëritë e saj pas rikthimit nuk u përmbushën.

“E ktheva unë. Të gjithë më thoshin ‘ka bërë, ka qarë për ty’. Unë, kur jam kthyer, nuk e kam parë Edin”, u shpreh ajo.

Banorja sqaroi gjithashtu se gjatë qëndrimit në Itali nuk e ka ndjerë detyrimin të japë llogari për raportin që kishte brenda shtëpisë në Kosovë, duke nënvizuar se mes tyre ka qenë më shumë “njohje” sesa një lidhje e konsoliduar.

“Nuk u kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”, shtoi Dolce.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)