
Raporti mes Endri Priftit dhe Ola Brukos duket se po hyn në një fazë të re, shumë më serioze.
Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti foli hapur jo vetëm për nisjen e lidhjes së tyre, por edhe për atë që pritet të vijë: fejesë, martesë dhe një dasmë “me të gjitha”.
I pyetur nga Rudina Magjistari nëse do të ketë një propozim dhe një hap tjetër zyrtar, Endri u shpreh i vendosur se kjo do të ndodhë dhe se gjithçka do të bëhet sipas traditës, “me të gjitha adetet”. Ai la të kuptohet se planet janë të qarta dhe të kompletuara: nga fejesa, te martesa dhe festa.
Ndërsa Ola, me një ton të qetë dhe të sinqertë, pranoi se ende nuk kanë unaza, por sipas saj gjithçka do të vijë “avash-avash”, duke e lënë hapur idenë se momenti i propozimit është thjesht çështje kohe.
Deklaratat e tyre në studio u pritën me entuziazëm, duke ndezur menjëherë reagimet dhe kuriozitetin e publikut: a po vjen vërtet shumë shpejt një fejesë? Dhe a do ta shohim çiftin së shpejti drejt altarit, me një dasmë tradicionale “me të gjitha adetet”?
