Me afrimin e nisjes së edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, po qarkullojnë dhe po konfirmohen gradualisht edhe emrat që pritet të drejtojnë “Fan Club”, programin e fundjavës ku diskutohet loja dhe dinamika e banorëve.

Sipas raportimeve në media rozë, Kiara Tito do të jetë moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club” këtë sezon. 

Ndërkohë, Ronaldo Sharka pritet të jetë sërish në rolin e opinionistit, duke ruajtur të njëjtën karrige edhe këtë edicion sipas VIP Magazine. 

Krah tij, si opinioniste është konfirmuar edhe Françeska Murati, e cila ka folur për rolin e saj në “Fan Club” gjatë një daljeje në “Goca dhe Gra”. 

Deri në një njoftim zyrtar nga produksioni, këto mbeten informacionet që po qarkullojnë në media, ndërsa publiku pret të shohë si do të jetë konceptuar “Fan Club” dhe çfarë dinamike do të sjellë skuadra e re në fundjavat e BBVIP.