Në “The Dalina Show”, Fifi ka rikujtuar disa prej përplasjeve që kanë bërë xhiron e rrjeteve ndër vite me një ton që herë tingëllon i çliruar, herë i çuditshëm në sinqeritetin e vet: “s’e mbaj mend pse”, “e kemi sqaruar”, “nuk e kuptoj”. 

Kur vjen puna te Mentor Haziri, Fifi e përshkruan situatën me një lloj humori të pavullnetshëm: e kujton si “diçka te Kënga Magjike”, pa e mbajtur mend saktësisht, por me sigurinë se “s’flasin”. 

"Isha duke e menduar para disa ditëve kur filloi 'Big Brother VIP Kosova' që u fut Mentori, i thashë Adisit 'unë s'flas me Mentorin' dhe më tha mua 'pse?' dhe i thashë unë 'nuk e mbaj mend, diçka për Këngën Magjike është'. Madje 100% po ta shihja dikur në rrugë, do kisha shkuar duke thënë 'ku je?' e ai do më thoshte 'po ne s'flasim'. Ai ka pasur diçka me mua, unë s'e di. Më ka dhënë 0 pikë [te Kënga Magjike], po unë s'jam mërzitur me të. Me 'Marova' [më dha 0 pikë]."

Me Ana Likën, Fifi thotë se raporti është rregulluar.

"I kemi rregulluar marrëdhëniet. Se ç'doli dhe tha 'fuçi uthulle' për mua. Kur i rregullova marrëdhëniet i thashë ç'pate me këtë 'fuçi uthulle'? 'Hë me hë', tha. S'ka gjë, iku."

Pjesa me Arjola Demirin është ndoshta më interesante për mënyrën si Fifi e pranon konfuzionin: ajo e di që është bërë “block”, por nuk është e sigurt për arsyen.

"Me Arjolën nuk flas. Kurrë s'e kam kuptuar pse nuk flas me Arjolën. Që më ka bërë block e di, por pse nuk e kam kuptuar. [sepse Fifi doli në mbështetje të Donald Veshajt në finalen e 'BBVA 1'] Po ishte i vetmi që qau [Donaldi], kur dola unë nga shtëpia. Nuk e besoj që e kam quajtur Arjolën 'njeri të padëshiruar'."

Me Donald Veshajn, Fifi i kthehet një situate që u përjetua keq nga ajo: një “shaka” e lidhur me vendin ku i kishte rënë të fikët në BBV. Ajo e quan veprim “të shëmtuar”, por thotë se më pas është sqaruar.

"Ajo ishte shumë e shëmtuar. Më tha 'më fal, nuk e dija që e kishe marrë për keq'. Gjithsesi, e kemi sqaruar."