
Georgina Rodriguez njihet si një natyrë me humor, me shumë vetëbesim dhe me toni të drejtpërdrejtë. Në një intervistë për 'ELLE Spain', Georgina Rodríguez ka folur për fejesën me Cristiano Ronaldon dhe për unazën që bëri xhiron e internetit: një diamant gjigant oval, që në media u përshkrua si rreth 30 karatë (madje disa ekspertë e vlerësojnë edhe më shumë) dhe me vlerë 3 milionë dollarë.
Georgina, 31 vjeçe, e përshkroi me shaka si “minimumin” pas kaq vitesh pritje: e bukur, sigurisht, por jo thelbi i momentit. Ajo rrëfen se kur ndodhi propozimi, unaza ishte gjëja e fundit që i rrinte në mendje; madje u desh kohë ta “përtypte” madhësinë e gurit dhe shokun e asaj çfarë po shihte.
Çifti ka një familje të madhe: Georgina dhe Ronaldo kanë dy vajza së bashku, Alana dhe Bella, ndërsa Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Ata kanë folur më herët edhe për humbjen e dhimbshme të binjakut të Bellës në prill 2022.
E pyetur nëse do të kenë fëmijë të tjerë, Georgina thotë se është ende e re dhe se e ardhmja “i takon Zotit”.
Në intervistë, Georgina flet edhe për dëshirën e saj për të ruajtur identitetin profesional: ajo ka pasur sukses me reality-docuseries në Netflix, “I Am Georgina”, që ka shkuar në 3 sezone.
Së fundmi, ajo është lidhur edhe me një projekt të sajin në botën e imobiliareve luksoze, Bellhatria (Bellhatria Real Estate), si një tjetër hap përtej imazhit.
Në një nga pjesët e bisedës ajo flet për edukimin: pavarësisht kushteve financiare krejt ndryshe nga shumica, Georgina thotë se përpiqen t’u mësojnë fëmijëve vlera të qarta mirësjellje, përgjegjësi, përpjekje dhe këmbëngulje. Ideja e saj është e thjeshtë: fëmijët duhet të shohin se asgjë nuk vjen “falas”, edhe kur jeta nga jashtë duket si përrallë.
View this post on Instagram
