
Pas disa ditësh ku “detektivët” e Instagramit ishin më aktivë se kurrë, zjarri shuhet po aq shpejt sa u ndez: Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nuk janë ndarë.
E gjithë historia nisi nga një detaj i vogël, por në universin e VIP-ave shpesh me shumë peshë: Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram. Dhe kaq mjaftoi që të krijoheshin aludimet për ndarje a krizë.
Por, panorama është shumë më e thjeshtë se sa skenaret që u shkruan online: marrëdhënia e Elhaidës dhe Ledianit vazhdon normalisht. Me pak fjalë: jo, nuk ka “ndarje”, thjesht ka pasur 'shumë zhurmë për asgjë".
Dhe “prova" që e mbyll kapitullin e spekulimeve, erdhi nga vetë balerini. Gjatë natës së mbrëmshme të Festivalit të Këngës në RTSH, Lediani ndau në rrjete sociale një postim ku mbështeste Elhaidën e cila jo vetëm që është drejtoresha artistike e tij, por edhe performoi mbrëmë.

