Bebe Rexha ka vendosur ta çojë kërkimin për partner në një nivel krejt tjetër, duke e kthyer në një “mision” publik për komunitetin e saj online. Në një postim në rrjetet sociale, 36-vjeçarja iu drejtua ndjekësve me një kërkesë sa spontane, aq edhe direkte: ta ndihmojnë të gjejë një “baba për bebin”, pra një partner me të cilin do të donte të ndërtonte familje.

“Rexhars, jeni në një mision,” shkruan ajo, duke i ftuar fansat ta marrin seriozisht këtë “gjueti” moderne, me një listë kriteresh.

“Pamja? S’jam e fiksuar. Personaliteti? Po.”
Bebe e nis me një ton të çlirët: për pamjen, thotë se është “në rregull me një 6 ose 7” në një shkallë nga 1 deri në 10. Pra, s’po kërkon domosdoshmërisht “perfeksionin”, por diçka më reale. Por pastaj vjen thelbi i saj: “Personaliteti është çelësi për mua.”

Gjatësia? Thjesht “më i gjatë se unë”
Sipas saj, kandidatët rreth 1.75 m e lart janë “të pranueshëm”. 

Bebe e thotë: partneri ideal duhet të jetë i suksesshëm dhe “jo parazit”. Madje shkon edhe më tej: ai duhet të jetë më i pasur se ajo ose i barabartë me të, ndërsa për ndarjen e shpenzimeve është prerë:

“Unë nuk i paguaj burrat dhe as nuk bëj 50/50.”

Në fund, ajo e mbyll me një ftesë: “Më dërgoni opsione.”